Ylli i muzikës është shfaqur në tapetin e kuq me një fustan të zi të ngushtë me detaje floriri nga shtëpia e modës Schiaparelli . Edhe pse shumë u kënaqën me këtë pjesë të modës, këngëtarja nuk ndihej shumë rehat teksa lëvizte me fustan.
Tani ajo ka ndarë një postim me përshtypjet e ngjarjes magjepsëse, ku ka shtuar edhe një video ku dikush i thotë të ulet dhe nuk ia del dot për shkak të fustanit të ngushtë.
“Falënderoj organizatorët për natën e mrekullueshme. E vetmja gjë që më duhej ishte një sallë pritjeje, “shkroi Lipa në përshkrimin e videos, duke bërë shaka me shpenzimet e saj.