Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteVendos Qeveria – Lehtësohet procesi i marrjes së shtetësisë së Kosovës

Vendos Qeveria – Lehtësohet procesi i marrjes së shtetësisë së Kosovës

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, është miratuar Projektligjit për Shtetësinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online. Kryeministri Albin Kurti tha se ky Projektligj është një kornizë ligjore që synon të rrisë efikasitetin, transparencën, sigurinë dhe drejtësinë e proceseve tona të shtetësisë.

Ai është shprehur se ky ligj, në veçanti lehtëson fitimin e shtetësisë të personave me lejeqëndrim të përhershëm në rrethana të jashtëzakonshme, duke përfshirë edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë që shumë vite në Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se synojnë të rrisë efikasitetin, transparencën dhe sigurinë e proceseve për shtetësinë.

Ai ka thënë se ligji përcakton kritere të qarta për marrjen, mbajtjen dhe heqjen e shtetësisë, dhe përcakton një qasje të shkallëzuar për marrje të shtetësisë në përputhje me interesat tona kombëtare dhe objektivat e sigurisë.

Në kohën e rritjes së lëvizshmërisë ky ligj afirmon të drejtën për shtetësi të shumëfishtë dhe si prioritet adreson nevojën e kahershme për lehtësimin e kritereve për përfitimin e shtetësisë edhe për qytetarët e Luginës

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit