Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeVdiq Badenteri, rroftë Badenteri!

Vdiq Badenteri, rroftë Badenteri!

Më 9 shkurt, në moshën 95-vjeçare ndërroi jetë avokati dhe politikani francez Robert Badenter, ish ministër i Drejtësisë, i cili ishte kryetar i komisionit të arbitrazhit të Konferencës së Paqes për Jugosllavinë në vitin 1991, informuan mediat franceze. Badenter – jurist, profesor i së drejtës në Sorbonë dhe kryetar i Këshillit Kushtetues francez – në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë ishte në krye të të ashtuquajturit Komisioni i Badenterit, i cili në dhjetor të vitit 1991 e publikoi mendimin se RSFJ është në procesin e shpërbërjes, në bazë të të cilit, më 15 janar të vitit 1992, shtetet e Bashkësisë Ekonomike Evropiane e pranuan pavarësinë shtetërore të Kroacisë dhe Sllovenisë në kufijtë ekzistues.

Për opinionin në Maqedoninë e Veriut, Robert Badenter u bë i njohur në bazë të parimit për votim të dyfishtë, si zgjidhje për pengim të majorizimit gjatë sjelljes së ligjeve dhe vendimeve që tangojnë të drejtat e komuniteteve joshumicë, si në nivel shtetëror poashtu edhe në nivel lokal. Dy javë pasi Badenter ndërroi jetë në Paris, ai sërish “ringjallet” në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, përmes premtimit të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, shkruan Zhurnal. Gjatë prezantimit të kandidatit presidencial të partisë së tij, Bujar Osmani, respektivisht duke dhënë “lajmin e madh” të paralajmruar prej ditësh, Ahmeti premtoi se nuk do të marrë pjesë në asnjë qeveri të ardhshme e cila nuk do të pranon mes tjerash edhe funksionimin e Kuvendit në bazë të parimit të Badenterit. Që do të thotë “Vidq Badenteri, rroftë Badenteri!”.

Ahmeti, njëjtë sikurse edhe kandidati presidencial Bujar Osmani janë mjeshtër për fushatë dhe propagandë zgjedhore. Ata e me siguri do të dinë të gjejnë përgjigje në pyetjen që do i shoqërojnë gjatë tërë fushatës: pse pikërisht tani u kujtuat të dilni me këto kushte, e jo gjatë 20 viteve të kaluara? Por çështja është se sa do t’u besojë opinioni përgjigjeve të tyre, sado që mund të jenë përgjigje të bukura dhe mirë të formuluara. Po të ishin parti që janë formuar para 2-3 viteve, ose që deri tani kanë qenë në opozitë, askush nuk do i “ngushtonte” me kësi lloj pyetjesh, por pasi bëhet fjalë për parti që është në pushtet 20 e tepër vite, është e pashmangshme përballja me pyetje të sikletshme. Prandaj duhet të jenë të gatshëm të japin përgjigje adekuate. Edhe nëse askush nuk i parashtron, janë pyetje që do të qëndrojnë pezull në ajër dhe që përgjigjen do e marin në ditën e zgjedhjeve. Dhe nuk janë pyetjet e vetme që kërkojnë përgjigje!

“Jarani” me Vuçiqin, “dushmanë’ me Putinin!

Pse nuk kërkuar më herët zgjedhje të presidentit në Kuvend? Pse nuk kërkuat zëvendës preidentin dhe kur shqiptarët e bënin këtë kërkesë, ju e shpërfillnit atë? Pse nuk i ndërtuat korridoret që i premtuat, por ngecët në dy kilometra? Pse në vitin 2020 ose 2022 nuk e kushtëzuat pjesëmarrjen në Qeveri me ndryshimin e Kushtetutës, por e bëni tani? Në çdo premtim që dotë bëjë, BDI do të përballet me këto pyetje. Do të përballen edhe me përshtypjen e përhapur gjerësisht në opinon se i kanë dhënë peshë të sforcuar Rusisë, duke pasur parasysh se askush nuk beson që një parti politike në një shtet të vogël mund të ketë “takat” të meren me çështje aq të mëdha kontinentale e botërore. Maqedonia e Veriut është bë pjesë e NATO-s, sado që ky proces u bllokua 10 vite me radhë nga qeveria e mëhershme. Bile-bile, nëse nuk heqin dorë me kohë nga ky sforcim në fushatë parazgjedhore, ekziston rreziku vetëm t’i bëjnë shërbim Putinit, sepse sa më tepër që e kritikon Rusinë BDI-ja, aq më tepër ekziston rreziku të rriten simpatitë e zbehura ndaj presidentit rus tek qarqe të caktuara maqedonase e serbe në vëndin tonë.

Ka kush e mbron Ukrainën dhe kush lufton kundë Rusisë, ne duhet ta bëjmë autostradën Shkup-Bllacë!

Zaten edhe mesazhi i paradokohshëm nga ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, siç e kuptuam ne, ishte në drejtimin-lëreni ju Rusinë se me të meret Amerika, kurse ju meruni me çështjet që prekin qytetarët. Këtu duhet të fokusohet BDI-ja dhe çdo parti tjetër që mer pjesë në zgjedhje. Ka kush e mbron Ukrainën, ka kush e lufton Rusinë. Tregoni ju çka keni bërë me premtimet e zgjedhjeve të kaluara dhe çka premtoni se do të bëni pas zgjedhjeve të ardhshme. Nëse nuk keni realizuar premtimet që keni dhënë në zgjedhjet e kaluara, ose i keni realizuar minimalisht, si mund të ju besojmë se do kësaj radhe njëmend do të realizoni atë që premtoni.

Nuk kemi për qëllim të ofrojmë konsulencë gratis, por me të vërtetë vendosja e theksit te çështje që nuk varen prej tyre, cilado parti të jetë në pyetje, te opinioni vetëm se mund të krijon përshtypje se partia në fjalë nuk ka ide për problemet konkrete që tangojnë qytetarët. Me këtë qasje, drejtpërdrejtë rrezikojnë të futen në “minus” votash, shkruan Zhurnal. Votuesi shqiptar në Maqedoninë e Veriut është kalitur në procese zgjedhore dhe posedon kapacitet për të njohur premtimet e sinqerta dhe ato të pasinqerta. Votuesi shqiptar në RMV është në gjendje të detektojë se cilat çështje varen prej nesh, e cilat prej fuqive të mëdha. Askush nuk mund ta bindë votuesin shqiptar se RMV mund të ketë rëndësi kyçe se a do të fiton, apo do të humbë Rusia. Po të varej prej përkrahjes së Maqedonisë, Rusia do të bëhej superfuqi botërore në periudhën 2008-2016, kur kishte marrëdhënie të shkqlyera me pushtetin tek ne, respektivisht kur Putin takohej thuajse çdo javë me Gruevskin e Ivanovin.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit