Wednesday, November 27, 2024
spot_img
BallinaLajmeVazhdon debati i Komisionit për ndryshimet ligjore për ndërtimin e korridoreve

Vazhdon debati i Komisionit për ndryshimet ligjore për ndërtimin e korridoreve

 Komisioni kuvendor për çështje evropiane do ta vazhdojë sot debatin për ndryshimet e propozuara të ligjeve të ndërlidhura me ndërtimin e korridoreve, të shënuara me flamurin evropian, të cilat nduhet të miratohen me procedurë të shkurtuar.

Anëtarët e komisionit të premten i kanë refuzuar amendamentet e VMRO-DPMNE-së opozitare të Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie pune, i cili është i pari nga pesë ligjet, në të cilat duhet të intervenohet konform marrëveshjes me “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e akseve nga korridoret dhe 10d.

Në vazhdimin e sotëm të seancës duhet të fillojë debati rreth Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për planifikimit urbanistik.

Krahas ndryshimeve të Ligjeve për marrëdhënie pune dhe të Ligjit për planifikimit urbanistik, në rend dite të Komisionit për çështje evropiane janë edhe projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, të Ligjit për shpronësim dhe të Ligjit për vërtetimin e interesit publik dhe nominimin e partneritetit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 (aksi: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorin 10d (pjesa e autostradës Prilep – Manastir), si dhe projektligji për akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publik, të gjitha  me procedurë të shkurtuar.

Në Kuvend sot do të ulen edhe tre komisione të tjera. Para anëtarëve të Legjislativit është Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, ndërsa Komisioni për financim dhe buxhet duhet ta shqyrtojë Projektligjin për garantimin e detyrimeve nga Marrëveshja financiare ndërmjet Bankës evropiane për investime dhe Bankës zhvillimore të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për huamarrje me kredi nga Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim sipas Marrëveshjes financiare për projektin “Ndërtimi i një aksi të ri dhe rindërtimi i seksionit ekzistues Bellakovc – Kriva Pallankë – pjesa lindore e hekurudhave të Korridorit VIII, faza 2”, me procedurë të shkurtuar.

Komisioni për mbrojtje dhe siguri, nga ana tjetër, do të diskutojë për propozimet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për monitorimin e komunikimeve dhe Ligjit për Agjencinë operative-teknike, të dyja me procedurë të shkurtuar. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit