Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaSportUEFA e dënon me para dhe një ndeshje moslojë Bellinghamin, por vendimi...

UEFA e dënon me para dhe një ndeshje moslojë Bellinghamin, por vendimi ka një ‘trik’ në favor të anglezit

UEFA ka bërë një kthesë të madhe ndaj sanksionit të Jude Bellingham pas gjestit të tij të papërshtatshëm kundër Sllovakisë në Euro 2024.

Bellingham shpëtoi Anglinë në ndeshjen e 1/8-tës kundër Sllovakisë, pasi shënoi një gol mahnitës në stilin biçikletë për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

Gjatë festimit të golit, ai mesa duket ka drejtuar një gjest nga stoli i Sllovakisë.

Pas fitores 2-1, superylli i Real Madridit u shfaq në rrjetet sociale për të sqaruar gjestin e tij.

Pas një hetimi të UEFA-s, Bellingham fillimisht iu dorëzua një gjobë monetare – me vlerë 30,000 euro.

Por, tani UEFA i ka dhënë Bellinghamin edhe një dënim me një ndeshje moslojë për ‘shkeljen e rregullave bazë të sjelljes së denjë’.

Megjithatë, pezullimi i tij është i vlefshëm për një vit, kështu që ai do të mund të luajë kundër Zvicrës të shtunën në çerekfinale. /Telegrafi/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit