Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeTurqia merr nesër komandën e KFOR-it në Kosovë

Turqia merr nesër komandën e KFOR-it në Kosovë

Turqia po përgatitet të marrë përsipër komandën e Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, në një periudhë kur tensionet me Serbinë kanë shënuar rritje.

Italia, e cila mori përsipër misionin e 27-të të KFOR-it nga Hungaria më 10 tetor 2022, po përgatitet të dorëzojë detyrën pas përfundimit të periudhës së komandës.

Turqia, më 10 tetor 2023, me anë të një ceremonie do të marrë përsipër komandën, raporton Andolu.

KFOR-i, i cili filloi detyrën më 12 qershor 1999 në Kosovë në përputhje me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin, ka rreth 4.500 pjesëtarë ushtarakë ndërkombëtarë nga 27 vende, duke përfshirë 21 anëtarë të NATO-s dhe gjashtë vende partnere që nuk janë anëtarë të NATO-s.

Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me personel.

Zyrtarët e Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare, në një deklaratë lidhur me çështjen, cilësuan KFOR-in si një nga misionet më të rëndësishme në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

“Turqia është aktualisht një nga vendet kryesore që ofron mbështetje për misionin e KFOR-it me njësitë tona rezervë operative shtesë”- thuhet në deklaratë.

Të premten e kaluar, komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia mbajti një konferencë për media në të cilën foli për punën gjatë mandatit të tij.

Ai tha se ndonëse situata në Kosovë është me e qetë se sa disa ditë më parë, ajo është e paqëndrueshme dhe mund të përshkallëzohet.

Ristuccia ishte komandanti i 11-të italian nga 27 komandat gjithsej që kishte KFOR-i që nga fillimi i misionit në vitin 1999.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit