Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeTryezë e rrumbullakët “Regjistrimi dhe menaxhimi i dhuratave të marra dhe lehtësive...

Tryezë e rrumbullakët “Regjistrimi dhe menaxhimi i dhuratave të marra dhe lehtësive të tjera: Ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë?”

Tryezë e rrumbullakët “Regjistrimi dhe menaxhimi i dhuratave të marra dhe lehtësive të tjera: Ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë?” do të mbahet sot në organizim të kabinetit të zëvendëskryeministres përgjegjëse për Politikat e Qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, ndërsa në bashkëpunim me USAID dhe Fondacionin ndërkombëtar për sisteme zgjedhore.

Fjalime hyrëse në ngjarje do të mbajnë zëvendëskryeministrja Gërkovska, Joana Kosma drejtoreshe e Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore për Maqedoninë e Veriut dhe Kjara Biskaldi nga Delegacioni i BE-së.

Në kuadër të ngjarjes, ekspertja ndërkombëtare pranë MFIS, Lisa Klein, do ta prezantojë analizën krahasuese “Rregullat dhe procedurat për marrjen dhe raportimin e dhuratave nga persona të cilëve u janë besuar funksione të larta ekzekutive”, ndërsa rishikim të praktikës dhe qëndrimeve në Maqedoninë e Veriut do të japin Metodija Dimovski, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Viktorija Avramovska Madiq. zëvendëse e ministrit të Drejtësisë dhe eksperti Dragan Malinovski.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit