Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaSportTrajneri i Kosovës: Jemi përgatitur mirë, do të mundohemi t’i fitojmë krejt...

Trajneri i Kosovës: Jemi përgatitur mirë, do të mundohemi t’i fitojmë krejt ndeshjet

Selektori i ri i Kosovës, Franco Foda doli sot në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme me Armeninë.

Trajneri gjerman thotë se është munduar ta përgatiste sa më mirë të ishte e mundur ekipin Dardan, për të qenë gati për sfidën e parë miqësore të vitit 2024.

Gjithashtu, Foda tregoi se në cilat aspekte ka punuar me ekipin në këto tri ditë dhe nuk e fshehu dëshirën që ekipi Verdhekaltër t’i fitojë të gjitha ndeshjet që e presin, shkruan “Gazeta Express”.

“Kishim seanca mjaft të mira stërvitore sa ishim në Prishtinë, jemi përgatitur mjaft mirë edhe pse nuk ishte një kohë e gjatë. Krejt lojtarët janë mirë fizikisht, përpos probleme muskulore të Rrahmanit dhe të Rashicës. Por, ata do të jenë në stërvitje sot dhe besoj edhe në ndeshjen e nesërme.”
“Të dy skuadrat kanë lojtarë mjaft të mirë, sidomos në aspektin teknik, dhe në repartin defanziv.”

“Në tri ditët e fundit u fokusuam tek aspekti taktik, kemi punuar në aspektin se si duhet të jemi të organizuar në fushë dhe pjesa e agresivitetit. Që të luajmë me shpejtësi dhe me agresivitet, si në aspektin defanziv ashtu edhe në atë ofanziv.”

“Nuk e di, nuk mund të them se kush është favorit. Jemi përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje, ne do të mundohemi t’i fitojmë të gjitha ndeshjet.”

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit