Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeTenori Ismet Vejseli nga Kumanova shpërblehet në Vjenë me çmimin “Silver Award”

Tenori Ismet Vejseli nga Kumanova shpërblehet në Vjenë me çmimin “Silver Award”

Ismet Vejseli, tenori i cili vjen nga Kumanova, është shpërblyer me çmimin “Silver Award” në Vjenë të Austrisë për performim maestral, përcjell albinfo.ch.

Në këtë kategori performojnë artistë të njohur nga e gjithë bota, ku Vejseli triumfoi mbi të gjithë.

Në vitin 2021 Ismeti fitoi çmimin e parë në konkursin internacional për këndim në Rusi dhe po në këtë vit, në konkursin për këndim operistik ,,Lazar Jovanoviç” në Beograd të Serbisë ai fiton çmimin e parë.

Ka kënduar në disa nga skenat më të mëdha në botë dhe ka performuar në një koncert me orkestrën tradicionale të Moskës.

Është ftuar të jetë pjesë e shumë masterklaseve si në Berlin, ku ka punuar me vokal pedagogen e Operës së Berlinit, Snezhana Nena Brzakoviç, shkruan koha.

Ka përfunduar studimet në  Fakultetin e Muzikës në Universitetin  “Shën Kirili dhe Metodi”, në drejtimin e solokëndimit në klasën e sopranos me famë botërore  doc. Ana Durlovska. Në tetor të vitit 2021 ai pranohet në Akademinë e tenorit Raul Gimenez ,,Barcelona Concertante”, i cili  renditet në 10 tenorët më të mirë në histori.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit