Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një prononcim të shkurtër për MIA-n, konfirmoi se partitë nga opozita shqiptare e kanë propozuar atë që të jetë kandidati i tyre për president në zgjedhjet e ardhshme, por theksoi se nuk është i interesuar.
“Opozita shqiptare ka folur me mua për të qenë kandidat për president, por nuk jam i interesuar”, tha Taravari.