Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeTaravari dyshon në votat e Kuvendit Qendror të Selës: Nuk e di...

Taravari dyshon në votat e Kuvendit Qendror të Selës: Nuk e di nga kanë dalë 108 vota

 Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari vlerëson se votat në Kuvendin qendror të ASH-së të drejtuar nga Ziadin Sela, janë të manipuluara dhe jo të anëtarëve të vërtetë të Kuvendit partiak. Ai këtë koment e bëri në takimin e një dite më parë me mbështetësit në Gostivar.

“S’ka gjasa të ketë 108 kur aty nuk janë as kuvendarët, asnjë i Likovës, asnjë i Gostivarit, gjysma e kuvendarëve të Shkupit, as tre të Kërçovës, as dy të Strugës dhe nëse i mblidhni këto janë 75. Tash unë nuk e di si kanë dalë numrat e tyre por në ëeb faqe kanë qëndruar emrat e kuvendarve të partisë. Ne fatmirësisht, rastësisht i kemi incizuar dhe kur të jetë procesi gjyqësor normalisht i tregon. Por unë mendoj se kjo temë duhet të mbyllet. Rrugët tona prej sot janë ndarë. Ata që mendojnë se duhet t’i ndihmohet BDI-së le të vazhdojnë”, tha Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Taravari përsëriti qëndrimin se partinë nuk e bëjnë as vulat dhe as zyrat. Ai u shpreh i bindur se partia ka marrë vendimin e duhur kurse të tjerët, siç tha ai, janë ngjitur në autobus të gabuar. Në ASH, tha Taravari, do të ketë vend edhe për anëtarët e ASH-së që për momentin janë me palën e kundërt. Në rast se nuk fiton zgjedhjet, Taravari njoftoi dorëheqjen e tij.

“Unë kam kërkuar prej atyre të më përkrahin në një palë zgjedhje të më përkrahin dhe të shohin vizionin tim. Në qoftë se në 8 maj nuk fitojmë, unë jap dorëheqje të parevokueshme atë natë dhe përsëri kjo vlen, edhe kështu si jemi, se populli, 90% e përkrahësve, simpatizantëve të Aleancës për Shqiptarët janë këtu. Shihni frymën dhe energjinë pozitive që ekziston te njerëzit”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Kreu i ASH-së tha se do të ulet me partitë e Lidhjes Evropiane për Ndryshim për të bërë programin dhe për të konkretizuar bashkëpunimin në periudhën që vjen. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit