Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeTakim i Komitetit të përzier parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut...

Takim i Komitetit të përzier parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe BE

Në Kuvend sot dhe nesër do të mbahet takimi i 21-të i Komitetit të përzier parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe BE.

Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, seancën e parë të takimit të 21-të do ta hapin Sonja Mirakovska dhe Andreas Shider, bashkëkryesues të Komitetit.

Në këtë takim pritet të shkëmbehen mendime me përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Komisionit Evropian dhe Shërbimit evropian për punë të jashtme, për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut.

Siç qëndron në ueb faqen e kuvendit, në këtë takim do të mbajnë fjalim Drita Abdiu Halili, sekretar shtetëror në Sekretariatin për çështje evropiane, në emër të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir, ambasador, shef i delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, në emër të Shërbimit evropian për punë të jashtme të Komisionit Evropian dhe Ejmi Larson Xhein, ambasadore e Mbretërisë së Suedisë në Maqedoninë e Veriut në emër të kryesimit aktual me këshillin e BE-së.

Në seancën e parë pritet të diskutohet për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, shoqërinë civile dhe mediat, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

Nëdrsa, në seancën e dytë nesër pritet të diskutohen masat për përballimin e ndotjes dhe krizës energjetike. Gjithashtu, duhet të miratohen rekomandimet dhe Raporti për dialogun Zhan Mone. Por edhe të kumtohet data dhe vendi i takimit të radhës të KPP-së. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit