Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajme“S’po munden ta përballojnë Kurtin”, Bytyçi: Serbia dhe liderët e saj aktivizuan...

“S’po munden ta përballojnë Kurtin”, Bytyçi: Serbia dhe liderët e saj aktivizuan përçarjen brenda shqiptare

“Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, kishte deklaruar kryetari i OVL-së, Faton Klinaku. Majde, ai as nuk u tërhoq nga kjo deklaratë skandaloze.

Ndaj, klinakut tashmë kanë filluar edhe hetimet nga Prokuroria.

Profesori Enver Bytyçi, përmes një shkrimi ka thënë se këtë seri të kërcënimeve e nisën serbët dhe po e vazhdojnë shqiptarët.

Sipas tij, drejtësia duhet të veprojë, ta mbrojë Albin Kurtin prej politikanëve hajdutë.

Shkrimi i plotë:

Jo vetëm Klinaku e Lushtaku bënë thirrje për dhunë e vrasje, madje kundër kryeministrit të Kosovës. Serinë e kërcënimeve që nisën zyrtarët serbë po e vazhdojnë edhe njerëz të tjerë në Kosovë.

Jam shumë i brengosur, jo për fatin e zotit Kurti, sepse Kosova është shtet dhe shteti nuk lejon dhunë kundër autoriteteve të vendit. Por për frymën e përçarjes, urrejtjes, hakmarrjes dhe mentalitetin e dhunës që po përhapet në Kosovë nga ana e Beogradit dhe strukturave të veta kudo, edhe në shqiptari.

Sa herë që serbët dështojnë ti realizojnë planet e tyre anti-shqiptare në forma të tjera, aq herë ata përdorin injorancën shqiptare deri në nxitjen e dhunës kundër njëri-tjetrit. Kjo valë kërcënimesh në këto momente është e koordinuar dhe e projektuar nga shërbimi sekret serb e rus. Nisi pikërisht ditën që Albin Kurti u duartrokit në një samit të rëndësishëm europian, kur ai foli me argumente dhe me vendosmëri e mençuri kundër Serbisë agresore e aleate të Rusisë.

Duke mos mundur ta përballojnë kryeministrin e Kosovës me mjete legale, Serbia dhe liderët e saj aktivizuan përçarjen brenda shqiptare, me qëllim arritjen e qëllimeve të tyre. Prandaj është me shumë rëndësi që drejtësia në Kosovë të ndërhyjë menjëherë e së paku njësoj siç mbrojti Abdullah Hotin nga një kërcënues në diasporë, ta mbrojë Albin Kurtin prej politikanëve hajdutë, të cilët besojnë se e mbrojnë hajninë e tyre duke u bërë vegël e përçarjes serbe ndër shqiptarët!

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit