Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeSnopçe: Lloga, ministër i BDI-së!

Snopçe: Lloga, ministër i BDI-së!

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe sot në një deklaratë për media ka theksuar se partia nuk ka kërkuar shkarkimin e ministrave të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informative dhe Administratës, Fatmir Mexhitit dhe Azir Aliut. Ai tha se shkarkimi i tyre bëhet me propozim të BDI-së.

“Dua të raportoj se Aleanca për Shqiptarët nuk e ka kërkuar një gjë të tillë nga Qeveria, nga zoti Talat Xhaferi si kryeministër teknik i kësaj qeverie. Autoritetet e ASH-së qëndrojnë pas ministrave Aliu dhe Mexhiti dhe Kuvendit Qendror dhe Kryesisë. Kjo është dëshmuar mbrëmë ku fizikisht kanë qenë të pranishëm 17 nga 29 anëtarët e Kryesisë”, tha Snopçe.

“Vendimi nuk ka të bëjë me partneritetin tonë në këtë Qeveri. Nëse ndodh një gjë e tillë, dua të them se nuk kemi asnjë obligim ndaj marrëveshjeve me këtë Qeveri dhe me LSDM-në dhe me askënd tjetër. Pra, ata vetë vendosin të na nxjerrin nga Qeveria, diçka e ngjashme me atë që ndodhi në 2017″.

“Një fakt interesant është se kjo po ndodh nën stafetën e Artan Grubit dhe mesa duket ata njerëz bashkëpartiake që nuk janë dakord me thirrjen e kryetarit tonë në zgjedhjet e ardhshme për të shkuar bashkë me opozitën nëpërmjet Artan Grubit duan të bëjnë grusht shteti në parti dhe mesa duket kanë zgjedhur një ushtrues detyre të atij grupi, i cili është Artan Grubi”, tha Snopçe.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit