Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaSportShqipëria hapëron drejt “Euro 2024” , Silvinjo: Sfidë e shkëlqyer, jam i...

Shqipëria hapëron drejt “Euro 2024” , Silvinjo: Sfidë e shkëlqyer, jam i kënaqur

Gazetar: Mahir Thaçi

Shqipëria mori një fitore të madhe në “Air Albania” duke mposhtur Çekinë me rezultatin 3-0. “Kuqezinjtë” bëjnë një hap të sigurt drejt “Euro 2024”. Pa pikën më të vogël të diskutimit, një nga protagonistët absolut të fitores ndaj Çekisë ishte Taulent Seferi, me golat në minutën 51’ dhe 73’.

“Jam shumë i lumtur për fitoren sepse ishte fantastike përpara të gjithë shqiptarëve. Padyshim jam i lumtur dhe për dygolshin tim sepse goli i fundit ka qenë para shumë kohësh. Shumica nuk kanë besuar te unë, por falënderoj trajnerin për besimin dhe me ndihmën e Zotit ja shpërbleva familjen time dhe të gjithë shqiptarëve. E thashë që askush nuk ka besuar. Unë jam njeri i thjeshtë që i kam parë të gjithë deklaratat, por përgjigja ime u dha në fushë. Falënderoj trajnerin, familjen time dhe të gjithë shqiptarëve”, tha Taulant Seferi, sulmuesi i Shqipërisë.

Padyshim, “ylli” i momentit ishte Jasir Asani nga Shkupi, i cili në minutën e 9’ të sfidës ndaj Çekisë shënoi një gol spektakolar në “Air Albania”.

“Tifozët kanë qenë mbështetja jonë, sot ka qenë një finale tjetër, treguam një lojë shumë të mirë. Për golat është merita e stafit që krijojnë hapësira dhe unë gjuaj nga çdo pozicion. Sot duhet të festojmë, sepse kemi qenë fantastikë në 90 minuta, kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Pas golit krijuam raste të tjera dhe krijuam raste të hapura, falënderoj Sylvinho-n dhe stafin e tij, i jam mirënjohës gjithë jetën atyre. Është kënaqësi e madhe për atë që po bëjmë. Sot është dita për të festuar, duhet të festojmë”, u shpreh Jasir Asani, sulmues i Shqipërisë.

Tepër i lumtur pas ndeshjes, ishte tekniku Silvinjo, i cili theksoi se “djemtë” e tij bënë një ndeshje të shkëlqyer.

“Ndeshje me shumë vuajtje sigurisht. Së pari dua të falënderoj tifozët që kanë ardhur. Shumë e bukur të shikosh 23 mijë tifozë që të mbështesin. Për sa i përket garës ishte shumë e fortë dhe fizike. Unë mendoj që kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer. Ne po ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme. Mungon akoma shumë rrugë, por deri tani kemi bërë gjëra shumë të rëndësishme. Jam i kënaqur me gjithçka”, deklaroi Silvinjo, trajner i Shqipërisë.

Pas 97 minutave lojë në “Air Albania”, shpërtheu festa në kryeqendrën e Shqipërisë, por edhe në Kosovë e Maqedoni.

Pas 6 ndeshjeve, Shqipëria është në vendin e parë me 13 pikë dhe i duhen vetëm dy pikë, në ndeshjet e mbetura, ajo në transfertë me Moldavinë dhe ajo në shtëpi me Ishujt Faroe. /Alsat.mk

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit