Një shpërthim ka ndodhur në një terminal të eksportit të gazit pranë qytetit të Shën Petersburg në Rusi.
Agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti, tha se shpërthimi shkaktoi një zjarr të madh, por është vënë nën kontroll dhe nuk kishte raportime për të lënduar.
Shkaku i zjarrit nuk dihet, por mediat lokale kanë raportuar se në zonë janë parë dronë.
Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë përdorur drone në konfliktin aktual.
Ukraina zakonisht nuk i pranon sulme të tilla.