Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi gjatë të martës ka njoftuar për një rast shqetësues, ku tri nxënëse të mitura janë viktima të vetë-lëndimit, si pasojë e një sfide në TikTok. Ajo në një prononcim për Telegrafin ka treguar se ka kërkuar nga drejtorët e shkollave që të kryejnë kontrolle në klasa.