Saturday, February 1, 2025
spot_img
BallinaKurioziteteSerbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Në Mitrovicën e veriut dhjetëra qytetarë janë mbledhur të premten për të shprehur pakënaqësinë me pushtetin në Serbi, që udhëhiqet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Në  gjithë Serbinë të premten është mbajtur grevë e përgjithshme e qytetarëve dhe  studentët, të cilët për më shumë se dy muaj bllokojnë fakultetet, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor.

I njëjti aksion, me disa dhjetëra qytetarë, është mbajtur edhe në Mitrovicë të Veriut,

Aty qytetarët serbë kanë thirrur “Vuçiqi në burg”.

Aksioni i 15 minutave heshtje është mbajtur para Fakultetit Filozofik në Mitrovicë të Veriut, i cili funksionon në kuadër të Universitetit të Serbisë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit