Një tragjedi familjare ka ndodhur në Selanik , ku babë e bir janë gjetur të vdekur në banesën e tyre. Të dy u gjetën krah për krah dhe besohet se kanë vdekur më 6 janar.
Sipas mediave greke ngjarja e rëndë u zbulua mesditën e së dielës, kur një qiramarrës i pallatit në rrugën Olymbou telefonoi Aksionin e Menjëhershëm dhe raportoi se kishte kohë që nuk i kishte parë dy burrat dhe se nga banesa e tyre vinte një erë e keqe, shkruan euronews.al.
Punonjësit e policisë me të mbërritur në banesë konstatuan të vdekur të moshuarin dhe djalin e tij, ndërsa pas hetimeve dhe kqyrjes makroskopike të mjekut nuk ka rezultuar asnjë gjurmë e veprimtarisë kriminale.
Informacionet thonë se i pari ka ndërruar jetë djali, i cili ka qenë invalid. Babai e ka mbajtur pranë dhe besohet se ka vdekur nga uria.
Sipas asaj që banorët e pallatit kanë raportuar në EL.AS, dy burrave iu është dashur të jepnin shenja jete për shumë javë. Autopsia pritet të hedhë dritë mbi shkakun e dy vdekjeve.