Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeReagon njëri prej drejtorëve të M-NAV, thotë se Tasevski u shkroi “tani...

Reagon njëri prej drejtorëve të M-NAV, thotë se Tasevski u shkroi “tani është koha edhe të digjeni”

Për gjendjen në M-NAV ka reaguar njëri prej drejtorëve të këtij institucioni, Hasim Deari, i cili siç shkruan në Facebook, i quan të pavërteta pohimet e kryetarit të sindikatës Aleksandar Tasevski, shkruan TV21. Sipas Dearit, kërcënimet të cilat janë nisur në e-mailet zyrtarë nga ana e Tasevskit janë shumë të vërteta, dhe jo rastësisht është denoncuar në polici kur është pranuar porosia “tani është koha edhe të digjeni”.

Më tej Deari shkruan se shihet qartë se kush, kujt i bën presione dhe se konkurset kanë qenë konform kërkesës së Sektorit të Teknikës dhe planit paraprake financiar të vitit 2023. Në këtë postim Dehari shtron edhe pyetjen se pse sindikata nuk reagoi kur u hap konkursi që zgjati vetëm tre ditë për 8 kontrollorët e fluturimeve civile? Shkruan edhe se dukshëm nga Tasevski krijohen stereotipe, gjë që është në kundërshtim me të gjitha aktet e kompanisë M-NAV! Deari më poshtë liston një numër të madh çështjesh, duke përfunduar se askush nuk guxon të cenon hapësirën ajrore të një vendi i cili është anëtar i NATO-s./tv21.tv

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fhasim.deari%2Fposts%2Fpfbid033Z3QA3uZb1CFMdXhys12JJTx9yyyqw25ByWSJ4w9NxZY7ww5do6bYLPSTxazDwbsl&show_text=true&width=500

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit