Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeQeveria e BDI-së dhe Kovaçevskit hesht ndaj punësimit të maqedonasve “shqiptarë”

Qeveria e BDI-së dhe Kovaçevskit hesht ndaj punësimit të maqedonasve “shqiptarë”

Rasti i konkursit të fundit të Komunës së Kumanovës, ku maqedonasit deklarohen si shqiptarë, dhe heshtja totale e Qeverisë së BDI-së dhe Kovaçeskit “Kumanovar”, tregon se kjo dukuri e kundërligjshme tashmë po bëhet standard i punësimit në Administratën Publike në Maqedoninë e Veriut. Ironike në këtë rast është fakti se mediat online që kur doli konkursi bënë apel të konkurojnë shqiptarët ngaqë vendet për punësim në administratën komunale të Komunës së Kumanovës janë të rezervuaar për shqiptarë. Tashmë kur dolën emrat ku Margica Boshkovska, Igor Trajkovskin, Dejan Dimitrievski, Robert Nikollovski, Ivana Bogdanovskën, janë deklaruar rrejshëm për t’iu zënë vendin shqiptarëve, po njëjtë siç kanë vepruar edhe në ministritë ku udhëheqin shqiptarët më herët, BDI dhe kujdestari i saj në Qeveri Artan Grubi, po heshtin ndaj këtij fakti.

Deklarimi i rrejshëm i identitit është vepër penale ku dënimi sipas Kodit Penaë shkon deri në tre vjet me burgim efektiv dhe po vepër e dënueshme dhe për funksionarët që kanë toleruar një gjë tëtillë sipas Ligjeve Administrative.

Për Lëvizjen Besa është e papranueshme zënia e vendit të punës në mënyrë antiligjore që u takon shqiptarëve nga ana e maqedonasve.

Me Lëvizjen BESA në pushtet do të merr fund njëherë e përgjithmonë ky fenomen dekurajues dhe destruktiv në dëm të popullit shqiptar. Për Lëvizjen BESA do të ishte e mirëseardhur dhe do të përkrah çdo padi të mundshme nga ana e qytetarëve shqiptarë dhe çdo iniciativë për proces administrativ që mund të bëhet në organin adminsitrativ, Gjykatën Administrative deri dhe tek Gjykata Kushtetuese duke mos përjashtuar Gjykatën e Strasburgut për marrëdhëniet e punës.

Rasti i deklarimeve të maqedonasve si shqiptarë flet qartë për humbjn e ndjeshmërisë së BDI-së dhe satelitit të saj ASH-së ndaj një të drejte legjitime dhe kushtetuese të shqiptarëve pët t’u punësuar në Administratën Publike. Aq më shumë kur BDI thirret në stilin e saj mashtrues në Marrëveshjen e Ohrit që segment kryesor ka punësimin e shqiptarëve, rri në pushtet mbi 20 vite duke keqpërdorur skajshmërisjht votën dhe besimit që shqiptarët i dhanë këtij subjekti. Fatkeqësisht mbi dy dekada nga Marrëveshja e Ohrit, BDI në shumë institucione si Enti Shtetëror i Statistikave, e shumë drejtori të tjera, nuk ka lëvizur nga 0 përqind punësimet për shqiptarët. Si rezultat i politikës së mashtrimit të BDI-së, degjenerimit dhe rrënimit të vlerave tona njerëzore si shqiptarë, të rinjtë tanë nuk po e shohin perspektivën e shkollimit dhe punësimit në Maqedoninë e Veriut por me të madhe po ikin për në Gjermani dhe vendet tjera të Evropës Perëndimore.

Departamenti për Sistem Politik në Lëvizjen BESA

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit