Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmePushteti i vendosur për miratimin e ligjit për lojërat e fatit, edhe...

Pushteti i vendosur për miratimin e ligjit për lojërat e fatit, edhe përkundër reagimeve të shumta

Propozim-ligji për lojërat e fatit do të mbetet në procedurë parlamentare. Kështu deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, në pyetjen se çka do të ndodh me këtë propozim ligj, për të cilin edhe ambasadori i Austrisë në vend, dërgoi porosi që të kihet kujdes me mënyrën e miratimit. Sipas kryeministrit propozimi është përpiluar në bazë të kritereve evropiane dhe parashikon mbrojtjen e atyre që luajnë kumar, adoleshentëve, si dhe parashikon që të sjellë më shumë para në buxhetin e shtetit.

“Propozimi ligji është dorëzuar bashkë me deklaratën për harmonizimin i nënshkruar nga ministri përkatës, në këtë rast nga Ministri i Financave, me akt të theksuar qartë për Bashkimin Evropian me të cilin është bërë harmonizimi”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Kundër hapjes së vazhdueshme të Lojërave të fatit kanë reaguar nga forumi rinor i BDI-së të cilët janë pjesë të fraksionit në parti. Nënkryetari i Forumit Rinor të BDI-së, Jetmir Asani tha se pushteti luan kumar me fatin e të rinjve pasi vazhdimisht planifikon të hap lojëra fati, në vend që të hapë biblioteka, vende pune, apo kënde rinore, e për këtë arsye largojnë për çdo ditë na vendi mijëra të rinj.

“Qeverinë e Lojërave të fatit e ftojmë të vendos gishtin në kokë se nëse dhjetëra mijë të rinj kanë braktisur vendin për kurbet, ky numër do të jetë shumë më i lartë, falë politikave të juaja që nuk i keni fare për të rinjtë, por keni politika se si të themeloni më shumë kompani për lojërat e fatit, e ato ti udhëheqin njerëzit e afërm të juaj, nga të cilët tre anëtarë të lotarisë së re janë të afërmit e ministrave të BDI-së”, u shpreh Jetmir Asani, Fraksioni i BDI.

Nga Forumi rinor i BDI-së, të cilët janë pjesë e fraksionit, thonë se nëse pushteti nuk ndalon me politikat për hapjen e lojërave të fatit, do të përdorin metoda të ndryshme demokratike për të ndaluar, siç thonë, këtë të keqe në shoqëri.

Propozimi ligji ndodhet për miratim në procedurë të shpejtë parlamentare përkundër reagimeve se pas tij qëndrojnë interesa biznesore për përfitime të majme.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit