Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmePromovimi i Kodit për Mirësjellje në hapësirën onlajn gjatë proceseve zgjedhore dhe...

Promovimi i Kodit për Mirësjellje në hapësirën onlajn gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele në bashkëorganizim me OSBE/ODIHR, sot në Shkup do të mbajë një ngjarje në të cilin do të promovohet Kodi i Mirësjelljes në hapësirën onlajn gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve.

Siç është paralajmëruar, Kodi është hartuar me iniciativë të Agjencisë në bashkëpunim me institucionet përkatëse nga fusha – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Instituti i Mediave të Maqedonisë, Këshilli për Etikë në Media, Instituti për Studime Komunikative dhe Fondacioni Metamorfozis. Në procesin e hartimit është përdorur ndihma e ekspertëve nga OSBE/ODIHR.

 Në ngjarje do të prezantohet mënyra e funksionimit dhe roli i Trupit koordinativ për monitorimin e respektimit të parimeve dhe standardeve të Kodit dhe ueb-faqes izborenkodeksonline.mk, i ndërtuar me qëllim për të njohur publikun me Kodin dhe punën e Trupit koordinues.

Përveç drejtorit të Agjencisë, Zoran Trajçevski, në ngjarje është paralajmëruar edhe fjalimi i ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administatë, Azir Aliu, ambasadorit të  Misionit të OSBE-së, Kilian Val dhe Vitorija Zanelati dhe Vladimir Misev nga ODIHR. Për rëndësinë e Kodit pikëpamjet e tyre do të ndajnë edhe përfaqësues të disa institucioneve. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit