Instituti për Politika në Mjedisin Jetësor dhe Ndryshime Klimatike (IPECC – IPEK) nga Shkupi sot organizon debat publik për prezantimin e Raportit nga fushata publike “Thuaj dhe bëj diçka të gjelbër” i përgatitur në kuadër të këtij projekti.
Siç bëri të ditur IPEK, në Raport është analizuar reagimi dhe perceptimi i qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike, njohja dhe kuptimi i tyre i çështjeve specifike ekologjike dhe kthesa në gatishmërinë e tyre gjegjësisht në çfarë vëllimi janë të përgatitur që të ndërmarrin aktivitet ose veprim që të përfshihen në zgjidhjen e problemeve konkrete ekologjike me të cilat përballen në jetën e përditshme.
Në pjesën e dytë të ngjarjes, përmes diskutimit të moderuar, të pranishmit do të kenë mundësi që t’i thonë mendimet dhe qëndrimet e tyre në lidhje me çështjet kyçe për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe parandalimin e ndryshimeve klimatike.
Projekti është i financuar nga BE-ja në kuadër të thirrjes së katërt për propozim – projekte të Fondit për Ballkanin Perëndimor, ndërsa zbatohet nga SEDA (Sustainable Economyc Development Agency) nga Shqipëria si partnere udhëheqëse, ENM (Ecological Network of Montenegro) nga Mali i Zi, si partner projeki 1, dhe IPECC (IPEK) si partner projekti 2.