Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëPolitikani serb u rrah brutalisht pasi bëri homazhe në Prekaz, reagon deputetja...

Politikani serb u rrah brutalisht pasi bëri homazhe në Prekaz, reagon deputetja britanike Alicia Kearns

Një ditë pas publikoi një video-incizim duke bërë homazhe tek varri i Adem Jasharit në Prekaz, politikani serb Nikola Sanduloviq, është rrahur rëndë në Serbi.

Sipas gruas së tij, Sanduloviq fillimisht është arrestuar dhe pastaj rrahur brutalisht nga BIA serbe.

Vidhet një laptop në një shkollë në Shtime

OJQ-të padisin Ministrinë e Mjedisit, thonë se Kelkos u pajis fshehurazi dhe kundërligj…

Një gjykatëse e Las Vegasit u sulmua dhe u godit nga një i dënuar gjatë një seance, pas…

Mosmarrëveshje rreth divorcit, sulmohet fizikisht burri nga gruaja e tij në Prishtinë

Evropa goditet nga të ftohtit ekstrem, stuhitë dhe përmbytjet

Lexo më shumë

Ndaj këtij veprimi të Serbisë ka reaguar deputetja britanike, Alicia Kearns. Ajo është shprehur e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e politikanit serb.

“Tepër e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e Nikolla Sanduloviq pas raportimeve se ai ishte brutalizuar nga inteligjenca serbe”.

Ajo përmend parregullësitë në zgjedhjet që u mbajtën në Serbi, duke thënë se kaluan “butë” nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe BE.

“Shumë parregullsi të vërejtura në zgjedhjet serbe rezultuan në vetëm shprehjet më të buta të shqetësimit kalimtar nga MB, SHBA dhe BE. Zbutja ka pasoja”, shkruan ajo në platformën “X”.

Ndërsa, sipas avokatit dhe familjarëve të politikanit, arsyeja ishte videoja e publikuar në platformën X, ku Sanduloviq shihet duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

“Këtu keni fotografi ekskluzive të Nikolës pasi doli sot nga VMA-ja dhe u kthye në shtëpi. Shkak i kidnapimit dhe përdorimit të forcës brutale nga policia sekrete serbe – BIA, në fakt ka qenë videoja e publikuar nga vendosja e luleve në memorialin e familjes së vrarë dhe masakruar Jashari në Prekaz gjatë vitit 1998, të cilën edhe ia kanë treguar gjatë rrahjes me pistoleta, grushte, shqelma e goditje me këmbë, në kokë, në ndërtesën e BIA-s”, ka thënë bashkëshortja Bojana Sanduloviq.

Sanduloviq, i cili ka qenë kandidati për kryetar të Serbisë, më herët e kishte krahasuar regjimin e Aleksandar Vuçiqit me atë të Millosheviqit.

Tutje ai e sheh si shqetësuese që gjenerata e reja në Serbi dinë shumë pak se çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe për krimet që janë kryer në Kosovë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit