Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëPolicia gjen një flamur të Serbisë, rreth 700 fishekë e dhjetëra gëzhoja...

Policia gjen një flamur të Serbisë, rreth 700 fishekë e dhjetëra gëzhoja në Banjskë të Zveçanit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur në afërsi të një kodre në Banjskë të Zveçanit një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të kallashit dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm, raporton Sinjali.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, këto municione janë gjetur gjatë një patrullimi dhe se lidhur me rastin nuk ka të arrestuar.

“Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 – 13:45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Ndryshe, më 24 shtator të vitit të kaluar, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist në këtë fshat, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit