Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmePJ shpalli thirrje për aplikim për MKARTA

PJ shpalli thirrje për aplikim për MKARTA

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut fton të gjithë të interesuarit, pjesëtarë të diasporës, të cilët janë të interesuar të jenë pjesë e projektit MKARTA, të dorëzojnë biografi të shkurtër dhe letër motivuese në e-mailin diasporadesk@mfa.gov.mk me titull MKARTA, më së voni deri më 1.6.2023.

Nga MPJ-ja theksojnë se të gjitha aplikacionet e dërguara pas afatit do të merren parasysh gjatë përzgjedhjes së ardhshme.

“Projekti MKARTA është konceptuar si një rrjet më i gjerë që do të përfshihej në rrjedhat shoqërore në vend dhe u prezantua në maj 2021. Me këtë thirrje, Ministria e Punëve të Jashtme planifikon të zgjerojë listën e personave të dalluar nga diaspora, të cilët kanë dhënë “kontribut të veçantë në përmirësimin e marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me diasporën apo shtetin në të cilin jetojnë, për përmirësimin e  reputacionit ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose janë ndërkombëtarisht të njohur dhe profesionistë të njohur në fushën e tyre”, theksohet në kumtesën nga MPJ-ja. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit