Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovski në lidhje me të dënuarit për rastin e Kumanovës dhe ekstradimin e tyre në Kosovë, u shpreh se të dënuarit duhet ta vuajnë dënimin në Maqedoninë e Veriut.
“Unë mendoj se duhet të respektohet vendimi i gjykatave të Maqedonisë dhe se të dënuarit duhet ta mbajnë dënimin në burgun e shtetit tonë, aty ky është kryer vepra penale”, u shpreh Petrovska.
Ajo shtoi se nëse ka dyshime për kushtet ose rrethanat e vuajtjes së dënimit atëherë duhet të punohet nga secili nga ne për t’i tejkaluar këto sfida.
Ditë më herët, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, u shpreh se në rrjedhë është procesi i kompletimit të dokumentacionit për transferimin e Grupit të Kumanovës