Pesë viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi në Edessa të Greqisë, ku një “Mercedes Benz” me targa shqiptare u përplas me një kamion, ishin punëtor sezonal.
Kështu raportojnë mediat greke, të cilat kanë zbardhur më tepër detaje rreth aksidentit, duke përfshirë edhe moshën e 5 shqiptarëve që humbën jetën tragjikishit.
Sipas Protothema, pas operacionit të zjarrfikësve nga mjeti janë nxjerrë një 55-vjeçar, një 50-vjeçar, një 19-vjeçar, një 16-vjeçar dhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
Aksidenti rrugor ka ndodhur kur makina në të cilën ndodheshin pesë personat me origjinë shqiptare, për një arsye të panjohur ka përfunduar në korsinë e kundërt duke u përplasur me kamionin.
Sipas informacioneve drejtuesi dhe pasagjeri i makinës ishin 55-vjeçari dhe 50-vjeçari.
I gjithë grupi i shqiptarëve ishin punëtorë sezonal dhe po shkonin në drejtim të Skydra në Veri të Greqisë.
Sakaq, tregues i ashpërsisë së përplasjes është fakti se e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.
Aksident tragjik në Greqi, makina me targa shqiptare përplaset me kamionin, ndërrojnë jetë 5 persona
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së martës në Edesa të Greqisë. Mediat në shtetin fqinj raportojnë se një makinë me targa shqiptare është përplasur kokë më kokë me një kamion.
Makina është shkatërruar totalisht dhe për pasojë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e personave. Më pas është konfirmuar se 5 personat që ndodheshin në automjet kanë ndërruar jetë.
Nga të dhënat e para, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë makina ka dalë në krah të kundër dhe për pasojë është përplasur me kamionin. Mësohet se edhe drejtuesi i kamionit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.