Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmePërfaqësues i Partneritetit demokratik të Kongresit të SHBA-së për vizitë në Kuvend

Përfaqësues i Partneritetit demokratik të Kongresit të SHBA-së për vizitë në Kuvend

Përfaqësus të Partneritetit Demokratik të Kongresit të SHBA-së sot do ta vizitojë Kuvendin, ndërsa tema kryesore e bisedimeve do të jetë përmirësimi i i kontrollit fiskal dhe mbikëqyrja buxhetore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ata do të realizojnë takime me kryetarin e Këshillit kuvendor buxhetor, Goran Misovski, me kryetarin e Komisionit për financim dhe buxhet, Bojan Stojanovski, si dhe me zëvendës-sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, Bojan Vasilevski.

Në Institutitn parlamentar ata do të marrin pjesë në prezantimin e procesit buxhetor dhe mekanizmat për mbikëqyrje në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa pastaj do të pezantohet edhe procesi buxhetor dhe mbikëqyrja nga konteksti i SHBA-së – Mekanizmi dhe shtytësi kyç të mbikëqyrjes efektive nga procesi buxhetor. 

Fazat e procesit të buxhetit vjetor përfshijnë përgatitjen, miratimin, ekzekutimin dhe vlerësimin. Në secilën nga këto faza, ka një sërë zyrash legjislative, shtabe dhe agjenci të pavarura të përfshira në finalizimin e buxhetit kombëtar. Në këtë seancë delegatët e HDP-së do të prezantojnë secilin prej këtyre institucioneve kyçe, thuhet në njoftimin e ngjarjes në ueb-faqen e Kuvendit. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit