Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajmePër vitin 2023, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shpenzuar...

Për vitin 2023, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shpenzuar gjithsejt 5900 euro

Të nderuar mediat,

Me qëllim të qartësimit të situatës dhe për të përgënjeshtruar analizën e Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA, Komuna e Tetovës bën të ditur shifrat e shpenzimeve për vitin 2022 dhe 2023.

Këtu janë detajet e shpenzimeve për të dy këto vite:

Udhëtimet brenda dhe jashtë vendit për kryetarin, administratën, kryetarin e këshillit të komunës dhe këshilltarët kanë kushtuar në total 11,209 euro. Kjo shifër është paraparë në buxhetin e vitit 2022 dhe përfshin të gjitha shpenzimet e udhëtimit për përfaqësuesit e komunës.

Në lidhje me shkollat e mesme dhe fillore, shpenzimet kanë arritur në një shumë totale prej 320,733 euro. Shkollat e mesme kanë shpenzuar 266,826 euro, ndërsa shkollat fillore janë mbështetur me 53,907 euro, të gjitha nga programi Erasmus i Bashkimit Evropian. Rëndësia e këtyre fondeve vjen nga dedikimi i tyre në formën e dotacioneve, të cilat nuk përfshihen në buxhetin e përgjithshëm të Komunës së Tetovës.

Për vitin 2023, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shpenzuar gjithsejt 5900 euro, shpenzimet e këshillit të Komunës së Tetovës janë 1317 euro, ndërsa administrata ka harxhuar gjithsejt 11,800 euro. Kjo shumë përfshin edhe trajnimet e zjarrëfikësve në Angli dhe trajnimin e disa administratorëve për projektin e digjitalizimit në Kroaci.

Me këtë transparencë, Komuna e Tetovës shpreh zotimin e saj për të mbajtur një komunikim të hapur dhe të ndershëm me qytetarët dhe mediat.

P.S. LINKU I PRESS KONFERENCËS SË SOTME TË KRYETARIT TË KËSHILLIT TË KOMUNËS SË TETOVËS, BESAR DURMISHI: https://we.tl/t-QxNjapS79B

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit