Këshilli i Komunës së Tetovës sot për të katërtën herë votoi suspendim për plan të hollësishëm urbanistik (PHU) për bllokun urban 57 (57A). Ky PHU u soll gjatë mandatit të kryetares së kaluar të komunës, ndërsa ka të bëjë me vendin e Kombinatit pyjor-industrial (KPI) “Jelak” ku janë paraparë të ndërtohen rreth njëzet ndërtesa për banim dhe qendra tregtare. Suspendimi i këtillë për këtë bllok ishte bërë në dhjetor të vitit 2021, 31 mars 2023 dhe 13 tetor 2023.
Sipas kryetarit të Këshillit, Besar Durmishi, Komuna e Tetovës akoma po përgatitë plan të hollësishëm urbanistik për këtë lokacion.
“për planin e ri ka krijuar debat publik në Këshill. Është parashtruar PHR i ri në Ministrinë e Transportit, presim vendim dhe miratim prej tyre, më pas plani i ri sërish të përpunohet në Sektorin për urbanizëm dhe të sjellim vendim Këshilli të jetë në fuqi”, theksoi Durmishi.
PHU i ri për bllokun u prezantua në tetor të vitit 2023, ndërsa Durmishi pohon se në vend të 34.494 metra katrorë sipërfaqe banimi, do të ketë 28.500, si dhe se me planin e ri do të ketë 3591 metra katrorë hapësirë për gjelbrim dhe rekreacion.