Wednesday, November 27, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëPastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie, Ilir Meta pas hekurave!

Pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie, Ilir Meta pas hekurave!

Një aksion policor i forcave speciale solli ditën e djeshme arrestimin e ish-presidentit dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Mesditën e djeshme Meta u kap në zonën pranë Casa Italia-s, teksa po kthehej së bashku me shoferin e tij nga Kosova. Kreu i PL-së ka bërë rezistencë gjatë kohës së arrestimit, e më pas policia e ka nxjerrë me forcë nga makina.

Ish-presidenti akuzohet për tre raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Meta ka deklaruar se ai nuk është marrë asnjëherë me çështje pronash apo financash, çështje me të cilat është marrë, sipas tij, bashkëshortja Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka po ashtu një hetim pasuror nga SPAK-u.

Burime të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha thanë se policia e ka ndjekur rrugës dhe civilët kur e kanë ndaluar i kanë thënë se ka një masë sigurie operacioni dhe do t’ju shoqërojmë në polici.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK mesditën të hënës në Tiranë.

Përveç arrestimit të Metës, janë lëshuar masa “detyrim paraqitje” për Ema Çoku dhe për Monika Kryemadhin, ndërsa ndaj Pirro Xhixhos (Babai Erisa Xhixhos) është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

Xhixho konsiderohet si personazhi që ka ndihmuar për pastrimin e parave. Çoku konsiderohet si bashkëpunëtore dhe mike e afërt e Metës dhe Kryemadhit.

Meta është paraqitur me parë në dyert e SPAK ku ka folur për dosjen Cez-Dia. Po ashtu në vitin 2022, Meta është kallëzuar në SPAK ndaj ish-deputeti Halit Valteri.

Ilir Meta ka reaguar pasditen e djeshme për herë të parë pas arrestimit me urdhër të SPAK. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetin re tij social Instagram, Meta shkruan ndër të tjera se u rrëmbye në mënyrë banditeste, teksa shton se ndihet më i fortë se kurrë.

“Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani. Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht. Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike! Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë~

Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.
Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë. Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”, shkruhet në postimin e Metës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit