Partitë duhet të dorëzojnë raport me donacionet e marra në llogaritë e tyre –
Akuza të shumta janë dëgjuar dhe vazhdohet të dëgjohen në drejtim të financimit të partive politike. Donacionet që realizohen sidomos në kohë të fushatave zgjedhore janë përcaktuese edhe për veprimtarinë e partive. Prandaj, është më se i duhuri vendimi i KSHZ që partitë politike të dorëzojnë raporte.
Përmes raporteve filtrohen apo vërtetohen akuzat e partive politike njëra ndaj tjetrës që x partia financohet nga burime të dyshimta. Dhe, gjithë ky mjegullim i skenës politike me bombardim akuzash merr fund edhe pak ditë pasi fushata zyrtare për zgjedhjet presidenciale ka filluar me 4 prill.
Në ditën e 11-të të fushatës zgjedhore, partitë politike janë të obliguara të dorëzojnë raport me një formular për donacionet e marra në një llogari transaksioni.Ky është një nga ndryshimet në kalendarin për zhvillimin e zgjedhjeve për president të shtetit, i cili u miratua nga anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në seancën e sotme.
“Ndryshimet i referohen pikës 7.1, e cila ndryshohet dhe thotë – pjesëmarrësi në fushatë zgjedhore është i detyruar në ditën e 11-të të fushatës, si dhe brenda 1 dite për zgjedhjet e dyta, para rrethit të dytë të votimit, të dorëzojë një raport me një formular për pranimet e donacioneve në llogarinë e fushatës zgjedhore. Ndryshohet edhe pika 7.2, sipas së cilës pjesëmarrësi në një fushatë, një ditë pas mbylljes së llogarisë së transaksionit, duhet të paraqesë një raport për donacionet e marra për periudhën nga përfundimi i fushatës deri në mbylljen e llogarisë së transaksionit në raundin e dytë”, u shpreh nënkryetarja e KSHZ- së, Ditmire Shehu.
Kjo i shërben edhe partive politike edhe qytetarëve, për të dëshmuar e vërteta reale që ka peshë të rëndësishme se kush realizon më shumë donacione dhe cilat parti politike. Pasi përmes këtij raporti mund të detektohen edhe lidhjet e bizneseve me partitë politike, përmes kësaj rrënohen paragjykimet që parti politike brenda vendit financohen nga Turqia, Irani, Rusia e të tjera.
Pasi shumë prej politikanëve tanë këto akuza i kanë në maje të gjuhës duke pretenduar se rrënohet kundërshtari nëse “shpifim” për sa i përket anës financiare. Ta zëmë se një shtet i huaj po financon dhe ka krijuar një parti politike, tani është momenti adekuat që këta financues të rregullt të partive politike të bëjnë donacione sepse fushata zgjedhore është koha kur partitë kanë më së shumti nevojë për financa.
Gjatë fushatave partitë kanë nevojë për shifra të lartë të financave për shkak të koordinimit të fushatës për të depërtuar në shtëpinë e secilit qytetarët. Për të organizuar fushatë mbresëlënëse dhe evropiane nuk do mend që duhen financa të larta.
Tani se kush prej kandidatëve po e bënë fushatën më të mirë kuptohet edhe nga fakti se sa investojnë në fushata. Për të investuar shumë duhet që pas këtyre partive të ekzistojnë donacione të fuqishme e kjo do të kuptohet pasi të publikohen raportet.
Fillim i qetë urohet që edhe përfundimi të jetë i tillë –
Meqë fushata ka disa ditë që ka filluar zyrtarisht është për tu përshëndetur mënyra se si po zhvillohet. Fushata e qetë dhe demokratike është tipar dhe tregues i nivelit të vetëdijes së kandidatëve por edhe votuesve. Sepse, fushata me spina, fushata me gjak, shpifje e paragjykime nuk i shërben askujt aq më pak kandidatëve.
Ajo që vlen të theksohet është fakti që në kampin shqiptarë të dy kandidatët janë duke reflektuar maturi dhe pjekuri të mjaftueshme në mënyrën se si po e zhvillojnë fushatën. Dhe, kjo në fakt është e gjithë ajo për të cilën kanë nevojë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Në fund të fundit të fitojë më i miri por mos të jetë fitore që buron nga kërcënimet apo frika por le të jetë puro demokratike dhe burim i vullnetit të lirë të popullit.
Kanë mbet edhe pak ditë që të kandidaten të kalojnë edhe “testin” financiar të publikojnë raportet se kush ka realizuar donacione në xhirollogaritë e partive politike për realizim të fushatës. Përmes kësaj do të eliminohen paragjykimet apo vërtetohen pretendimet se x parti politike financohen nga burime të dyshimta.