Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeOnkologji, 5 të dyshuar për 7 vepra penale / “Klani” për 6...

Onkologji, 5 të dyshuar për 7 vepra penale / “Klani” për 6 vite përfitoi 29,5 milion euro

Dy ish drejtorë të Onkologjisë dhe tre mjekë onkologë zyrtarisht janë të dyshuar për rastin me keqpërdorimin e terapive në Onkologji. Prokuroria hapi hetim për këtë rast. Ish drejtori medicinal Nino Nasev dyshohet se në periudhën 2017-2022 ka keqpërdorur shtatë herë furnizimet publike me terapitë e shtrenjta të kancerit. Ai mund të përgjigjet për dy akuza keqpërdorim të detyrës zyrtare e dënueshme me burg nga 5-20 vjet dhe për mashtrim të shërbimeve që mund të dënohet së paku 3 vjet burg. Për veprën e fundit penale dyshohet edhe ish-drejtori organizativ Nehat Nuhi, i cili sipas organit të akuzës në periudhën tetor 2021 dhe prill 2023 ka bërë krim financiar me faturat e tenderëve për terapitë biologjike. Tre mjekë onkologë gjithashtu dje të arrestuar dyshohen për bashkëpunim dhe ndihmës në veprat e mashtrimeve, të cilët janë dëshmuar se u kanë shkruar dyfishin e terapive pacientëve edhe në ditën e fundit të jetës së tyre.

“Ekzistojnë dyshime që drejtori medicinal me vetëdije ka përsëritur disa herë veprat penale me qëllim të përfitimit material ka manipuluar personin e autorizuar të Fondit Shëndetësor të kryej pagesa të paligjshme për furnizim të barnave të cilat i ka porositur pa formuar kolegjium kompetent dhe pa protokolle mjekësore”, thonë nga Prokuroria Publike.

Në këtë çështje janë angazhuar dy prokurore, Elena Minovska dhe Ana Jakimovska. Kjo e fundit tha se gjatë fazës parahetimore janë kontrolluar 500 dosje të pacientëve dhe 250 mijë raporte elektronike mjekësore në Kliniken e Onkologjisë dhe janë marrë dëshmitarë shumë pacientë, familjarë dhe stafi mjekësor. Jakimovksa tha se i dyshuari i parë me vulë dhe nënshkrim të tij ka miratuar udhëzimet e 3 onkologëve për të nxjerrë terapi të panumërta nga farmacia e Klinikës. Asnjë nga raportet financiare dhe evidenca medicinale nuk është përputhur, ku janë gjetur shkelje se aty kanë marrë dyfishin e terapive që ju kanë dhënë pacientëve të hospitalizuar. Dyshimet janë që pjesa tjetër është shitur privatisht në treg të zi nga të dyshuarit ku një terapi kushton 4-5 mijë euro. Ka pasur raste që një pacienti i janë shkruar 8 terapi.

“Bëhet fjalë për veprat penale mashtrim në detyrë, me këtë dyshohen të dy drejtorët, ai medicinal dhe organizativ. Kurse për tre doktorët-onkologë dyshohet në ndihmën e dhënë në kryerjen e veprës penale si bashkëpunëtor. Për drejtorin e atëhershëm medicinal kemi gjetur edhe 7 vepra penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”, tha Ana Jakimovska, Prokurore.

Të arrestuarit u mbajtën 24 orë në stacionet policore, ku sot në mëngjes u nxorën në Gjykatën Penale.
Gjykatësi i procedurë paraprake ranoi propozimin e prokurorisë dhe dy ish-drejtorëve u shqiptoi masën e kujdesit. Kurse tre doktorët-onkologë do të hetohen në liri dhe mund të shkojnë sërish në punë.

“Pranohet propozimi që për N.V. dhe N.N. të përcaktohet masa e sigurisë sipas Nenit 146 paragrafi 1, pika 1, 2, 3 dhe 7 të Kodit për procedurë penale, që do të thotë ndalimi i largimit nga vendbanimi ose vendqëndrimi, detyrimi për t’u paraqitur para një zyrtari në gjykatë, konfiskimi i dokumenteve të udhëtimit dhe ndalimi për lëshimin e një të reje. Për N.V. i ndalohet ndërmarrja e veprimtarisë në punë që lidhen me veprën penale. Kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtë ankim në këshillin penal të kësaj gjykate brenda tre ditëve nga marrja e vendimit”, njoftojnë nga Gjykata Penale.

Klani brenda Onkologjisë, dyshohet se ka përfituar rreth 1,8 miliard denarë apo rreth 29,5 milion euro për këto vite që është hetuar rasti në Kliniken e Onkologjisë. Alsat mëson se dje në stacionet policore janë shoqëruar edhe sekretarja e klinikës Elena Gjonova, shoferi i klinikës Spiro Dameski dhe infermierja Sllavica Spasovska të cilët janë marrë në bisedë informative dhe ndaj tyre po shqyrtohet një kontrollim financiar, por jo zyrtarisht, ata ishin pjesë e zbatimit të manipulimit për terapitë e shtrenjta.

Prokuroria paralajmëroi se hetimi do zgjerohet pasi të marrin rezultatin e dosjeve të Fondit shëndetësor, raporte të cilat i kanë dërguar për ekspertizë në Slloveni, nga ekspert juridik-mjekësor në shtetin e BE-së.

Ata thonë se nga bashkëpunimi rajonal në para hetim, Prokuroria e Kosovës nuk ka gjetur asnjë dyshim që terapitë e vjedhura nga Klinika Onkologjisë të kenë përfunduar tek pacientët shtetas të Kosovës. /Alsat.mk

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit