Ministria e Punëve të Brendshme këtë vit ka nderin që nga 8 deri më 10 maj, në Ohër, të jetë nikoqir i Konferencës së 50-të Jubilare Rajonale Evropiane të INTERPOL-it – organizata më e madhe policore sipas numrit të anëtarësimit, në të cilën janë të anëtarësuar 195 shtete të botës, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Fesjbuk.
Organizimi i konferencës në vitin 2023 që i është besuar Republikës së Maqedonisë së Veriut përkon me një tjetër përvjetor të rëndësishëm – 30 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në këtë familje globale policore”, ka shkruar Spasovski në FB.