Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajme“Nuk pritet me roje, mos boni hajgare”, Gjini tregon pse Haradinaj s’u...

“Nuk pritet me roje, mos boni hajgare”, Gjini tregon pse Haradinaj s’u takua me Osmanin

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka sqaruar arsyen se pse lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ishte takuar me presidenten, Vjosa Osmani, në dhjetorin e vitit të kaluar.

Gjini ka thënë se Haradinaj ka arritur në Presidencë në kohën e përcaktuar nga Osmani, por sipas tij, kjo e fundit s’e ka respektuarin orarin e takimit.

“Nuk thirret një kryetar partie dhe një ish-kryeministër dhe me i thonë prit pak në korridor me roje, mos bëni hajgare. Më mirë me i thonë hajde dhjetë minuta më vonë me i lanë vetes kohë pak më shumë se me e lanë me pritë në korridor, vendoni veten në pozitë të tij edhe pritni pak në korridor edhe shihni qysh ju duket”, ka thënë Gjini për ATV.

Ai thotë se Haradinaj është i saktë me kohën, si në rastin kur e fton dikë në takim, si në rastin kur ftohet në takim.

“Të gjithë njerëzit që kanë shku me taku kryetarin Haradinaj, qoftë kur ka qenë kryeministër, qoftë si kryetar partie e dinë që nëse e thërret dikë, vetë është me minuta. Edhe nëse e thërret dikush, vetë shkon me minuta. Nuk bën pjesë në grupin e politikanëve që nja 15 minuta vonohen edhe e shohin, sinqerisht po flas, e gjithë njerëzit që e njohin e dinë që është tepër i saktë në në takime, tepër i saktë, në fakt e kanë ndërtu një kulturë edhe të tjerët, më thonë në parti që kur caktohet takimi është fiks ora”, ka thënë më tej ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit