Një person është sulmuar nga një ari dje në rrugën ndërmjet fshatrave Pllasnicë dhe Oraoec, Komuna e Makedonski Brodit, informon QMK.
I sulmuari është shpëtuar nga gjuetarët që rastësisht kanë qenë në afërsi të vendit të sulmit dhe pasi kanë dëgjuar thirrjet për ndihmë kanë gjuajtur disa herë në ajër, pas së cilës ariu ka ikur. Personi i sulmuar i cili është tmerruar ka pësuar lëndime trupore.