Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeNga marsi 2024 nuk do të ketë pagë më të ulët se...

Nga marsi 2024 nuk do të ketë pagë më të ulët se 22.500 denarë në RMV

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njofton se paga minimale do të jetë 22.500 denarë, ndërsa ajo mesatare 39.500 denarë. Ai në rrjetet sociale ka shkruar se nga marsi 2024 nuk do të ketë pagë më të ulët se 22.500 denarë.

Të njëjtën gjë ka thënë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

“Nëse marrim sa ka qenë në vitin 2022 dhe sa është tani, kemi mbi shtatë mijë e gati tetë mijë denarë rritje për një vit e gjysmë të pagës minimale”, tha ministrja në “Top Tema”.

Ajo shtoi se nëse kthehemi në vitin 2017, kur paga minimale ishte 10.000 denarë, tani rritja është dyfishuar.

“Paga mesatare e paguar neto për punonjës në tetor të këtij viti është 38.843 denarë, ndërsa në krahasim me tetorin e vitit të kaluar është rritur për 17,3 për qind”, njoftuan të enjten nga Enti Shtetëror i Statistikës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit