Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeNë RMV shqiptarët dyfish të diskriminuar!

Në RMV shqiptarët dyfish të diskriminuar!

Shqiptarët që jetojnë në zona të Maqedonisë se Veriut ku nuk janë mbi 20 përqind e ku nuk gëzojnë të drejta kolektive si të tjerët, janë dyfish të diskriminuar. Ata nuk kanë mbështetje as institucionet lokale që drejtohen nga maqedonas por as nga partitë shqiptare. Rasti i Çashkës, ku kishte protesta për mësimin e gjuhës shqipe është një rast ti tillë. Këto vlerësime i dhanë profesori universitar Murat Aliu i cili nga është nga zona e Prilepit dhe Avni Tahiri, gazetar që është nga Velesi. Pra, po flasim për të njëjtin vend ku shqiptarët kanë pozita më të lartat shtetërore por diskriminimi ndaj tyre vazhdon të ndodhë në mënyrë permanente në gjitha format. Që në realitet kjo është pasqyra reale e multikulturalizmit dhe bashkëjetesës në Maqedoninë e Veriut ku të ashtëquajtur prindër dalin me orë të tëra protesojnë kundër bashkëmoshatarëve të fëmijëve të tyre që të mësojnë në gjuhën amtare, shkruan Zhurnal.

Dyfish të diskriminuar shqiptarët e Velesit dhe Prilepit –

Shqiptarët që jetojnë në zona të Maqedonisë se Veriut ku nuk janë mbi 20 përqind e ku nuk gëzojnë të drejta kolektive si të tjerët, janë dyfish të diskriminuar. Ata nuk kanë mbështetje as institucionet lokale që drejtohen nga maqedonas por as nga partitë shqiptare. Rasti i Çashkës, ku kishte protesta për mësimin e gjuhës shqipe është një rast ti tillë.
Këto vlerësime i dhanë profesori universitar Murat Aliu i cili nga është nga zona e Prilepit dhe Avni Tahiri, gazetar që është nga Velesi.

Ata flisnin në kuadër të emisionit Programi 200, që transmetohet sot në ora 18:00. Edhe Aliu edhe Tahiri thonë politika për interesa të tyre ka nxitur ndër vite edhe tensione ndër etnike si ndaj tyre tregohet vëmendje vetëm kur partitë bëjnë pazare politike në kohë zgjedhjesh.

Kujtojmë që, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut tashmë kanë edhe kryeministrin e parë shqiptarë që po udhëheq me qeverinë teknike, edhe pse shpresat janë minimale e mundësitë inekzistente që gjatë kësaj qeverisje 100 ditore të bëhen ndryshime në raport me diskriminimin e shqiptarëve të këtyre zonave.

Në Çashkë për të tretën ditë bllokada për shkak të hapjes së paraleles në gjuhën shqipe –

Të pakënaqur që protesta para ndërtesës së shkollës e cila nga 22 nëntori i vitit të kaluar, nuk dha rezultat, gjegjësisht pasi nuk janë dëgjuar nga institucionet kompetente, prindërit e nxënësve nga SHFK “Todor Janev” nga Çashka, të cilët janë kundër formimit të paraleles në gjuhën shqipe në shkollën e tyre, ata tashmë për të tretën ditë nga ora 7 deri në 10 të mëngjesit në mënyrë paqësore po bllokojnë qasjet në komunë, në dy vende përballë galerisë së hekurudhave në hyrje të Çashkës dhe në urën e Topolkës në drejtim të fshatrave Otishtino dhe Orizare e Epërme.

Për të dytën ditë nga ora 7 deri në 10 kanë bllokuar në mënyrë paqësore punën e Komunës së Çashkës. Njëkohësisht, për shkak të bllokadës së rrugëve tashmë për të tretën ditë me rradhë në shkollë në Çashkë nuk vijnë me furgona as fëmijët nga paralelja shqiptare në klasën e parë dhe nxënësit e tjerë nga nacionaliteti shqiptar nga klasat më të larta, të cilët janë nga fshatrat në komunën Çashkë, ndërsa të cilën deri më tani edhe vetëm rrinin në klasat por nuk kishin mësim, informoi për MIA-n Cveta Peshoska nga Këshilli i prindërve.

Ajo paralajmëroi se do të vazhdojnë me bllokadë paqësore edhe të hënën duke bllokuar edhe institucionet tjera të rëndësishme për punën e Komunës. Fëmijët e nacionalitetit maqedonas nga SHFK “Todor Janev” në Çashkë nuk e vijojnë mësimin që nga fillimi i protestave më 22 nëntor të vitit të kaluar dhe nuk vazhduan as në gjysmën e dytë të vitit.

Peshovska thekson se nuk janë kundër që fëmijët e nacionalitetit shqiptar të mësojnë në shkollë, por që të jetë në paralele të përbashkëta me fëmijët e tyre në gjuhën maqedonase, siç ka qenë më parë.

Ata propozojnë një paralele të veçantë për gjuhë shqipe për nxënësit e klasës së parë të hapet në një shkollë tjetër rajonale në komunën Çashkë ku banorët janë me nacionalitet shqiptar, por jo edhe në Çashkë ku nuk ka asnjë banor të regjistruar nga nacionaliteti shqiptar.

Ndryshe, ajo informon se protesta është paralajmëruar në SPB Veles dhe se policia e ka siguruar për të tretën ditë pa asnjë incident.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, një muaj më parë iu përgjigj kërkesave të tyre se shkolla i ka plotësuar të gjitha kushtet për formimin e paraleles në gjuhën shqipe dhe ka paralajmëruar se do të bëjë përpjekje për ndryshimin e statutit të shkollës SHFK “Todor Janev” në Çashkë, e cila është në mësim në gjuhën maqedonase.

Për nxënësit e Çashkës mësimi në gjuhën shqipe u bë çështje historike –

Para fillimit të çdo viti shkollor, banorët shqiptarë të komunës së Çashkës kërkojnë nga shkolla fillore “Todor Janev” që fëmijët e tyre të mund të mësojnë në gjuhën e tyre amtare, ashtu siç ua garanton kushtetuta, në gjuhën shqipe.

Prej kur është premtuar shkolla në fshatin Çashkë po të ishte realizuar tani do të ishte koha të flitej për renovimin e kësaj shkolle, por ja që mbetet ende temë që duhet të flitet për ndërtimin e kësaj shkolle që është jetike për nxënësit e këtij fshati që të vijojnë mësimin në gjuhën e tyre amtare, shqipe. Politikanët tanë e kanë kuptuar se më e lehtë se të premtosh është të mos realizosh, sepse në këtë vend askush për asgjë nuk kërkon llogari.

Nxënësit e fshatit Çashkë, nuk kanë kërkuar laboratorë e as tabela digjitale, thjesht vetëm atë për të cilën kanë nevojë një shkollë që të mësojnë në fshatin e tyre e në gjuhën e tyre. E tani kur flitet për ndryshim të statusit të gjuhës shqipe në Kushtetutë, e për atë se sa është e zbatueshme gjuha shqipe në RMV kemi ende raste që nxënësve shqiptarë nuk u garantohet mësimi në gjuhën shqipe.

Rasti i tillë, është në fshatin Çashkë që nuk po gjinden dot një zgjidhje e përshtatshme që nxënësit të mos mësojnë në gjuhën maqedonase, sepse elementi kryesor i asimilimit është gjuha. Si zgjidhje e përkohshme është gjetur hapja e një paralele në gjuhën shqipe por as kjo nuk po funksionon pasi prindër të shumtë maqedonas me muaj të tërë protestojnë kundër këtij vendimi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit