Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeNë një shkollë shqipe në Kopenhagë mësojnë 50 nxënës shqiptarë

Në një shkollë shqipe në Kopenhagë mësojnë 50 nxënës shqiptarë

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Danimarkë, znj. Elida Petoshati dhe drejtuesi i Konsullatës së Republikës së Kosovës, Valdrin Grainca, kanë zhvilluar një vizitë në klasën e mësimit shqip në Korsager Skole.

Në këtë klasë 50 fëmijë mësojnë gjuhën shqipe, historinë, kulturën dhe traditat kombëtare. Gjatë kësaj vizite mësuese Kumrije Isaki u vlerësua me një certifikatë të përbashkët Mirënjohjeje si vlerësim për misionin e saj të palodhur në mësimdhënien e gjuhës shqipe.

Arsimtarja Kumrije Isaki u mëson që prej vitit 2015 mbi 50 fëmijëve të bashkatdhetarëve tanë në Kopenhagë gjuhën tonë të bukur shqipe, historinë e kulturën tonë kombëtare dhe traditat më të mira të shqiptarisë.

Ambasadorja Elida Petoshati dhe drejtuesi i Konsullatës, Valdrin Grainca, e vizituan mësuesen Isaki në Korsager Skole, bashkë me nxënësit e mrekullueshëm të klasës shqipe pranë kësaj shkolle.

Në një atmosferë mikpritëse, ata ndoqën me kënaqësi orën e mësimit mes ngazëllimit të shqipeve të vogla për lexim e këndim dhe pasionit e këmbënguljes shembullore të mësueses për t’iu përçuar atyre tingëllimën e ëmbël të gjuhës sonë, bashkë me të dijet mbi botën shqiptare e qytetarinë e mirë.

Me këtë rast, Ambasadorja Elida Petoshati dhe drejtuesi i Konsullatës, Valdrin Grainca, u dhuruan fëmijëve tekstet e njësuara shkollore ‘’Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare – niveli I’’, përgatitur e miratuar nga autoritetet arsimore të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Njëherësh, të dy përfaqësuesit i dorëzuan mësueses Kumrije Isaki një certifikatë të përbashkët Mirënjohjeje si vlerësim për misionin e saj të palodhur e të dalluar në mësimdhënien e gjuhës shqipe.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit