Rreth 10.000 vetura të reja janë blerë vitin e kaluar nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Doganave, më këtë numër nuk janë të përfshirë vetëm individët, por edhe kompanitë që kanë blerë vetura të reja. Ndërkaq për të njëjtën periudhë janë importuar 33.213 vetura të përdorura.
Statistikat tregojnë se në tregun e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2023 kanë hyrë 47.050 vetura, që paraqet rritje për mbi 11.000 vetura, krahasuar me vitin 2022, periudhë kjo kur në treg u futën 35.458 vetura.