Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeNdryshimet e Kodit penal për pushtetin janë harmonizim me legjislaturën evropiane, ndërsa...

Ndryshimet e Kodit penal për pushtetin janë harmonizim me legjislaturën evropiane, ndërsa për opozitën mbrojtje e krimit dhe korrupsionit

Nga gjithsej 38 nene në ndryshimet dhe plotësimet ligjore, 35 janë me direktivat e BE-së. Dje kur e dhashë Propozimin, sqarova përse duhet të jetë me flamur evropian dhe me procedurë të shkurtuar përmenda se qëllimi është harmonizimi me legjislaturën evropiane.

Kështu zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktoria Avramovska – Madiq sot pasdite para deputetëve i mbrojti ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal që Kuvendi i miratoi me 48 vota “për”, 36 “kundër” dhe një të përmbajtur.

Sipas Avramovska – Madiq, në Kodin penaë ka 422 vepra penale për të cilat do të mund të përgjigjet secili që do ta shkelë ligjin.

Deputetët e opozitës, gjatë diskutimit, paraqitën kritika të ashpra, duke e akuzuar pushtetin se i miraton këto ndryshime ligjore për t’i amnistuar ata të cilët e shkelën logjin, ndërkaq qëllimi është, thanë, të mbrohen krimi dhe korrupsioni. Siç theksuan deputetët nga VMRO-DPMNE, edhe në këtë rast po keqpërdoret flamuri evropian.

“Ky është fundi i së drejtës dhe drejtësisë. Nuk kam ëndërruar se për tre orë mund të sillet ligji, Turpërohem që ligjëroj të drejtën. Ju bind se në gjykatën tonë do të mësohet se si të keqpërdoret sot funksioni zyrtar në mënyrë që të sillen ndryshimet ligjore për disa orë. ky ligj siguron mekanizma për amnisti potenciale të atyre për të cilët çdo ditë dëgjojmë çka bëjnë. Është e qartë arsyeja themelore për miratimin e këtyre ndryshimeve – të mbrohet krimi dhe korrupsioni. Sot ndryshimet e Ligjit siguruan mbrojtje të krimit dhe korrupsionit, ndërsa precedent është edhe ajo që nuk është i pran ishëm ministri i cili nuk qëndron në ballinë n e Ligjit, ndërsa me funksion është ai që e personifikon Ministrinë e padrejtësisë”, potencoi profesoresha dhe deputete, Gordana Siljanovska Davkova.

Sipas Dragan Kovaçkit, me këtë Ligj, pushteti sërish e fuqizon dmeokracinë dhe e amniston krimin.

Eli Panova kërkoi ministri i Drejtpësisë të sqarojë prapa cilave rregullativa evropiane qëndron ligji.

Nga LSDM foli vetëm Snezhana Kalevska Vançeva. Ajo i pyeti kolegët nga opozita nëse ndoshta u pengon saktësimi i dispozitave me çka do të mundësohet udhëheqja efektive dhe efikase e veprimeve penale.

Kuvendi rreth kësaj pike e miratoi edhe Ligjin për ratifikim të Protokollit të gjashtë plotësues drejt Marrëveshjes për forcat paqësore multinacionale të Evropës Juglindore. Spikeri Talat Xhaferi më pas e ndërpreu mbledhjen me arsyetimin se për pikat në vijim nuk ka kushte për t’u hapur debat. Për vazhdimin e mbledhjes, përmendi, deputetët do të njoftohen plotësisht.

“U bëj thirrje kryetarëve të komisioneve të caktojnë mbledhje që të vazhdojmë me punë pas kësaj mbledhje”, tha Xhaferi. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit