MPB njofton se dje kanë ndaluar një 22-vjeçar nga Egjipti për shkak se është kapur duke transportuar në mënyrë ilegale imigrantë nga Siria.
“Me datë 06.08.2023 në Dojranin e Vjetër, zyrtarë policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare Dojranin e Vjetër, është ndaluar I.H.(22) nga Egjipti. Rreth orës 07:30 u gjet me një grup prej 25 imigrantësh (përfshirë pesë të mitur), të gjithë nga Siria dhe pas masave të marra u konstatua se i ka organizuar dhe ndihmuar ata të kalonin ilegalisht kufirin shtetëror nga Republika e Greqisë për në Republika e Maqedonisë së Veriut në këmbë.
Imigrantët janë akomoduar në një qendër pranuese-transitore në Gjevgjeli, ndërsa I.H. është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.