Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeMPPS: Është në proces pagesa me faza e pensioneve

MPPS: Është në proces pagesa me faza e pensioneve

Është në proces pagesa me faza e pensioneve për muajin maj, njofton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit. Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.05.2023 (e hënë); për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 30.05.2023 (e martë); për pensionet me shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet me datën 31.05.2023 (e mërkurë) dhe për pensionet mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet me datën 01.06.2023 (e enjte), thehksohet në kumtesën nga MPPS-ja.

Pensionistët që përdorin kartë pagese mund të tërheqin pensionin në bankomat, të përdorin mjetet e pagesës në rrjetin e tregtimit ose për pagesa elektronike.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit