Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski me një pjesë të udhëheqësisë së MPB-së sot do ta vizitojnë Departamentin për Njësi të Aviacionit në selinë e Njësisë së helikopterëve për qëllime policore në Idrizovë.
Siç paralajmëroi MPB, ministri Spasovski do të mbajë takim me udhëheqësinë e Departamentit për njësi të aviacionit, pas së cilës vijon rishikimi i njësive të aviacionit me pajisje të vendosura në pllajën para hangareve të helikopterëve.