Friday, December 13, 2024
spot_img
BallinaLajmeMickoski sfidon kundërshtarët: Nëse mendoni se jemi të përçarë – “bujrum” në...

Mickoski sfidon kundërshtarët: Nëse mendoni se jemi të përçarë – “bujrum” në zgjedhje!

Kreu i VMRO-DPMNE-SË, Hristijan Mickoskit tha sot se partia e tij është më e bashkuar se kurrë, ndërsa zërat për një përçarje apo ndarje eventuale i quajti si të pavërteta, përcjell KlanM. Ai madje, sfidoi kundërshtarët politik që të shkojnë menjëherë në zgjedhje, për të parë, sipas tij, forcën e kësaj partie. Siç thotë Mickoski, ndarje dhe përçarje ka tek partitë e pushtetit e jo tek opozita.

“LSD do të donte të kishte ndarje, por jo vetëm që nuk ka ndarje, por partia nuk ka qenë kurrë më e bashkuar. Por nga ana tjetër, vërehet se si kur është votuar agjenda për ndryshime kushtetuese, vërehet se dy deputetë të koalicionit të LSD-së nuk kanë votuar. Në të njëjtën kohë do të shihni se nga BDI-ja çdo ditë po shfaqet dikush, madje kemi parti të reja politike, që do të thotë se ndarja është diku tjetër… Në VMRO-DPMNE ka një kohezion si asnjëherë më parë. Mënyra e vetme për të treguar se ku ka ndarje është të shpërndahet parlamenti dhe të shkojmë në zgjedhje. Të shohim se si do të jetë rezultati”, theksoi Mickoski./KlanMacedonia

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit