Në konferencën e sotme të përbashkët për media me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Financave Fatmir Besimi, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti informoi se është miratuar punësimi i përhershëm për 1117 persona të angazhuar në shëndetësinë publike.
“Investimi në punonjësit shëndetësor është një nga segmentet më të rëndësishme për të ardhmen e kujdesit shëndetësor publik. Në krijimin e politikave shëndetësore, jetike është zgjidhja e statusit të mjekëve, teknikëve, personelit mjekësor dhe jo-mjekësor me punësim të përhershëm. Sot po zgjidhim statusin e 1.117 personave, personel mjekësor, personelit ndihmës-teknik, higjienistëve dhe vozitësve, me vendim të Qeverisë hapet mundësi për punësim me kohë të pacaktuar në institucionet shëndetësore publike”, deklaroi Mexhiti.