Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeMarrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Reuters: Shembulli i parë në Europë

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Reuters: Shembulli i parë në Europë

Porti i Shëngjinit, dikur bazë ushtarake e marinës shqiptare, tani do të presë emigrantë afrikanë, aziatikë dhe të Lindjes së Mesme që do të dërgojë Italia si pjesë e një marrëveshjeje mes dy vendeve.”

Kështu e nis Agjencia Ndërkombëtare e Lajmeve “Reuters” artikullin që i ka kushtuar marrëveshjes për emigrantët që këtë të enjte pritet të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë.

Marrëveshja që do t’i lejojë Italisë të ndërtojë qendra të përpunimit të emigrantëve në territorin shqiptar përbën sipas agjencisë së lajmeve “shembullin e parë të një vendi jo të Bashkimit Europian që pranon emigrantë në emër të një vendi të BE-së”.

“Reuters” shkruan se emigrantët që shpëtohen në det në ujëra ndërkombëtare pranë Italisë do të dërgohen me anije në Portin detar të Shëngjinit dhe prej andej do të udhëtojnë me makinë drejt Gjadrit, ku do të akomodohen derisa të përpunohen dokumentet e tyre.

Gjithashtu, në artikull theksohet fakti se të dyja objektet në Shëngjin dhe në Gjadër do të kenë personel italian dhe se numri i përgjithshëm i emigrantëve të pranishëm në një kohë në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3000.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi më herët se marrëveshja është “në përputhje me kushtetutën” dhe mund të ratifikohet në parlament.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit