Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajme“Liderët evropiane do të përpiqen t’i bëjnë bashkë Osmanin e Vuçiç-in në...

“Liderët evropiane do të përpiqen t’i bëjnë bashkë Osmanin e Vuçiç-in në Spanjë”

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të enjten mund të zhvillojnë një takim bilateral në kuadër të Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës.

Osmani e Vuçiç do të marrin pjesë në Samitin e Tretë të Komunitetit Politik Evropian i planifikuar të mbahet me 5 tetor të këtij viti.

Sipas gazetës prestigjioze britanike, “The Guardian”, liderët evropian në margjinat e këtij samiti do të bëjnë përpjekje për të bërë bashkë Osmanin e Vuçiç-in për të diskutuar mbi situatën e tensionuar në Veri pas ngjarjeve në Manastirin e Banjskës.

“Burimet tona thonë se ka përpjekje për t’i futur Osmanin e Vuçiç-in në të njëjtën dhomë pavarësisht armiqësisë politike midis dy vendeve”.

Fokusi kryesor i samitit synohet të jetë pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022 , lëvizshmëria e të diplomuarve dhe inteligjenca artificiale.

Megjithatë në takim pritet të diskutohen edhe mbi marrëdhëniet e tensionuara në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Pritet që dinamika e tensionuar mes dy shteteve e cila është si rezultati i sulmit në Banjskë të jetë një temë kryesore e diskutimit”, thuhet në agjendë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit